LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për vizitën e Kurtit në Greqi: Në konferenca të tilla qëndrohet dy ditë e jo një javë, Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi

Çitaku për vizitën e Kurtit në Greqi: Në konferenca të tilla qëndrohet dy ditë e jo një javë, Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Greqi.

Ajo në një postim në Facebook, ka ngritur disa dilema rreth qëndrimit të Kurtit në Greqi.

Çitaku ka shkruar se në konferenca në të cilat ka marrë pjesë Kurti, rëndom qëndrohet për dy ditë.


“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?  Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, ka shkruar Çitaku.

Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Diskutuam për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut për normalizim
Lexo po ashtu Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Diskutuam për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut për normalizim

Nënkryetarja e PDK-së ka shkruar se në konferenca të tilla 1 javë nuk qëndron as kryeministri i Greqisë, derisa ka shtuar se Kosova po qeveriset nga Besnik Bislimi.

“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar Çitaku.

Një javë më parë, saktësisht të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.

Pas kësaj ngjarje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi” në Athinë, që është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës.

Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti e takoi sot emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori