Shumica e fshatrave të komunës së Kaçanikut nuk mund ta përdorin ujin për pije, pasi IKSHP ka konstatuar se përmban baktere. Banorët thonë se janë të shqetësuar, ndërkohë që nga Komuna kanë thënë se janë të gatshëm t`u dalin në ndihmë.
Uji i fshatrave të Kaçanikut, Nikaj, Dubravë, Reka, Doganaj dhe Biçevc, që furnizohen nga ujëmbledhësi në vendin Sepetin, vazhdon të jetë jashtë konsumit për pije për shkak se pas analizave të fundit të bërë nga IKSHPK-ja, është konstatuar se ky ujë përmban baktere mbi numrin normal dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja që rreth 300 banorë tash e disa ditë të kërkojnë ndihmën e mjekut.
Ata thonë se janë të shqetësuar.
“Na si familje këtu nuk kemi pas probleme e kemi pi mirëpo me dëgjimet të fshatit këtu që kanë ndodhur disa raste, jo barku, jo kundër ujit dhe ne e kemi ndërprerë përdorim tani me bunar edhe blejmë nga pak kështu edhe furnizohemi. Shqetësuese është boll kjo se nuk e din ti që uji nuk bënë ti pi qeshmë fëmija apo unë”, thotë për RTK-në Sabri Guri nga fshati Nikaj.
“Edhe unë si banor i fshatit e ngrehi shqetësimin sikur të gjithë banorët, pasi që dyshohet tek cilësia e ujit edhe unë kisha lut të kursehen pasi që edhe nga institucionet më të larta është kërkuar për një kohë të anashkalojmë pirjen e ujit deri sa të rregullohet. Pasi që filluar të gjitha masat duke u marr që uji tash e tutje për një kohë shumë të shkurt të jetë pijshëm”, thotë Fadil Vishi, administrator i fshatit Dubravë.
Drejtuesit e Komunës së Kaçanikut thonë se gjendja është nën kontroll dhe se janë të gatshëm për ofrimin e çfarëdo ndihme.
“Që nga e hënë kemi pasur një fluks të shtuar të qytetarëve të komunës e sidomos të këtyre fshatrave të cilët dyshohet se mund të jenë të helmuar nga uji. Pas kësaj kanë reaguar edhe niveli lokal dhe ai qendror dhe me një koordinim të përbashkët gjë që ka bërë që sidomos në 24 orët e fundit kemi diku vetëm 15 pacientë tretman mjekësor ku nga këta 9 kanë marr tretmanin në QKMF, kurse të tjerët janë lëshuar për tretman shtëpiak”, thotë Besim Ilazi, kryetar i Kaçanikut.
Nga institucionet përkatëse është kërkuar që banorët e këtyre lokaliteteve që deri në një njoftim tjetër të shfrytëzojnë alternativa të tjera të konsumimit të ujit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze