Ambasadori francez në vend, Cyrill Baumgartner, thotë se negociatat për të arritur, siç thekson, propozimin e kompromisit për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, duhej të zhvilloheshin në fshehtësi në mënyrë që të jenë efektive. Megjithatë, thekson ai, tema është prezantuar dhe shpërndarë në disa raste në KOREPER, në Këshillin e Ambasadorëve të Shteteve Anëtare, por edhe në Këshillin e Ministrave dhe nuk ka pasur asnjë koment për të.
“A është e dëmshme ajo që ishte ashtu-po, por nuk është e pazakontë. Besoj se nuk mund të ishte ndryshe, sepse parimi diplomatik i negociatave dikton që nëse duam të jemi efikas, duhet të përfshihen një numër shumë i vogël njerëzish dhe në përgjithësi negociatat të zhvillohen në fshehtësi, thotë ambasadori për “Sitel” në përgjigje të pyetjes se a ka krijuar kjo qasje në negociata rezistencë shtesë tek qytetarët për ta pranuar këtë propozim.
Lidhur me deklaratën e djeshme të përfaqësuesve të sektorit joqeveritar nga Çekia se sipas informacioneve që kanë marrë nga Ministria e Jashtme e tyre, se as shtetet anëtare të BE-së nuk janë informuar për detajet e negociatave, ambasadori francez thotë se kjo nuk është kështu dhe se për informim zyrtar për këtë temë duhen pyetur autoritetet zyrtare të vendit.
Ai nuk ka dashur të hyjë në detaje të teksteve të marrëveshjes, por thekson se ka një dokument që është mbi të gjitha, që është Korniza e Negociatave.
“Në të flitet për gjuhën maqedonase, nuk ka fusnota dhe as yll. Nëse mendoni se kjo nuk përputhet me vijat e kuqe të një teme thelbësore për palën maqedonase, atëherë nuk do të kisha çfarë të shtoja”, thotë ambasadori.
Lidhur me faktin se presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur disa herë termin “Maqedonasit e Veriut” brenda pak ditësh, ambasadori francez tha se tashmë disa herë është shpjeguar se ka qenë gabim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj