LAJMI I FUNDIT:

Manchester City zbulon numrin e fanellës së Haaland

Manchester City zbulon numrin e fanellës së Haaland

Erling Haaland do të veshë fanellën me numër 9 te Manchester City sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës së Ligës Premier nga Borussia Dortmund këtë verë në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro.

Reprezentuesi norvegjez do t’i besohet një rol kyç për kampionët e Anglisë dhe do të vendosë numrin klasik të fanellës teksa rreshtohet në krye të sulmit.


Haaland do ta mbaj numrin 9

Haaland veshi fanellën me nr.9 për Dortmundin sezonin e kaluar dhe shënoi 29 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën gjermane.

City do të shpresojë që ai të ketë fat të ngjashëm me numrin në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, pasi ia dha fanellën me numër të njëjtë.

Norvegjezi trashëgon numrin nga Gabriel Jesus, i cili e kishte veshur atë sezonin e kaluar përpara se të kalonte këtë verë te Arsenali.

Numrin 9 te City e kishin veshur më parë lojtarë si Francis Lee, Brian Kidd, Joe Royle, Trevor Francis, Paul Dickov, Niall Quinn dhe Paulo Wanchope. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
Kalo në kategori