LAJMI I FUNDIT:

Rama: Hapësirat publike pranë tregjeve do të lirohen, shitësve në Ulpianë u kemi dhënë afat deri më 22 korrik

Rama: Hapësirat publike pranë tregjeve do të lirohen, shitësve në Ulpianë u kemi dhënë afat deri më 22 korrik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me njoftimin që e ka bërë Komuna për të gjithë shitësit që operojnë rreth hapësirave të tregjeve.

Në një intervistë për RTK-në, Rama ka thënë se hapësirat publike pranë tregjeve do të lirohen, kurse në shitësvë në lagjen ‘Ulpiana’ ka thënë u është dhënë afat deri me datën 22 korrik që t’i lirojnë ato hapësira.

“Është edhe kjo pjesë e procesit të lirimit të hapësirave publike dhe është vazhdimësi e çlirimit të tyre, ngase kemi numër të madh të shitësve ambulantë, të cilët shesin pa leje”, është shprehur ai.


Kreu i kryeqytetit ka deklaruar se edhe pse ka hapësira edhe në Tregun e Gjelbër edhe në tregun e Ulpianës, e që ata mund të vendosen, të njëjtit vazhdojnë të tregtojnë jashtë tyre.

“Ndaj ne u kemi dhënë dy javë afat që ata të largohen, përndryshe do t’i largojmë ne dhe do t’i gjobisim”.

“Ata e kanë mundësinë të bëhen pjesë  e sistemuar e mirëfilltë, sikurse tregtarët tjerë“, ka pohuar kryetari Rama, duke shtuar se do të bëhet edhe pastrimi i tregjeve nga mbeturinat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori