LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Angel di Maria lojtar i ri i Juventusit

Zyrtare: Angel di Maria lojtar i ri i Juventusit

Juventusi ka njoftuar se zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me argjentinasin Angel di Maria.

Di Maria ka bërë karrierë për klube si Benfica, Real Madrid, Man Utd dhe PSG.


Ai ka qenë shtyllë e ekipit kombëtar të Argjentinës ndër vite, ku fitoi një medalje të artë olimpike në Pekin në vitin 2008 dhe një herë triumfoi në Copa America në vitin 2021.

Ai është një nga lojtarët që ka dhënë asistime më shumë për gola në pesë ligat më të mira të Evropës që nga fillimi i dekadës. Me 131 asistimet e tij, ai mbetet pas Thomas Müller me 149 dhe Lionel Messi me 174.

Kontrata e Juventusit me argjentinasin është për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Di Maria u prit sot nga tifozët e Juventusit në qendër ku kryhen testet mjekësore.

Ai do ta mbajë të veshur fanellën me numër 22. /Telegrafi/