LAJMI I FUNDIT:

Yllit të ri të Arsenalit, Gabriel Jesus, iu deshën vetëm 84 sekonda që të shënojë në debutim – ai e mbylli ndeshjen me dy gola

Yllit të ri të Arsenalit, Gabriel Jesus, iu deshën vetëm 84 sekonda që të shënojë në debutim – ai e mbylli ndeshjen me dy gola

Gabriel Jesus iu deshën vetëm 84 sekonda që në debutimin e tij me Arsenalin të shënonte në miqësoren e tyre parasezonale kundër Nurnberg të premten pasdite.

Braziliani u afrua për 45 milionë funte nga Manchester City këtë verë, ishte në stol për ndeshjen e zhvilluar në Max-Morlock-Stadion, ku u fut në pjesën e dytë dhe e mbylli ndeshjen me dy gola.


Nurnberg shënoi dy herë në pjesën e parë me Johannes Geis dhe Kwadwo Duah.

Jesus hyri në ndeshje kur rezultati ishte 2-0 në pjesën e parë. Sulmuesit brazilian iu deshën vetëm 84 sekonda për të shënuar golin e tij të parë për klubin londinez.

Jesus kombinoi bukur me Eddie Nketiah brenda zonës dhe një me një me portierin, ish-asi i Man City  gjuajti bukur dhe gjeti golin.

Mohamed Elneny barazoi rezultatin në minutën e 54-të, ndërsa autogolat e Christopher Schindler dhe Timhandwerker bënë rezultatin 4-2 ndaj Arsenalit.

Nurnberg tentoi të kthehej në lojë me Lukas Schleimer që shënoi për 4-3.

Por vulën ndeshjes ia dha Jesus që shënoi për 5-3, duke ia dhënë fitoren Arsenalit.

Tifozët e Arsenalit kanë çdo arsye për t’u emocionuar për 25-vjeçarin. Ai mund ta dërgojë Arsenalin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2022/23./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori