Parlamenti finlandez ndryshoi ligjet e tij, për të ”forcuar gardhet” përgjatë kufirit të vendit me Rusinë, ndërsa kombi nordik vazhdon procesin e anëtarësimit në NATO.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Finlanda vendosi të zyrtarizojë partneritetin e ngushtë prej dekadash me NATO-n dhe të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Të motivuar nga shqetësimet se Moska do të përdorë emigrantët për të ushtruar presion ndaj Helsinkit, amendamentet e reja në ligjin e Finlandës për rojet kufitare do ta bëjnë më të lehtë ndërtimin e barrierave më të forta përgjatë kufirit prej 1300 kilometrash që Finlanda ndan me Rusinë.
Ndryshe, ky është kufiri më i gjatë tokësor i BE-së me Rusinë.
Qëllimi i ligjit të ri është të “përmirësojë kapacitetin operacional të rojes kufitare për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride”, ka thënë Anne Ihanus, një këshilltare në ministrinë e brendshme të Finlandës.
“Lufta në Ukrainë ka kontribuar në urgjencën e çështjes”, ka thënë më tej ajo.
Aktualisht, kufiri i Finlandës me Rusinë është i siguruar vetëm me gardhe të lehta prej druri, të instaluara kryesisht për të parandaluar kullotjen e bagëtive në anën e gabuar.
“Ajo që ne duam të ndërtojmë tani është një gardh i fortë me një efekt të vërtetë pengues”, ka bërë të ditur kreu i divizionit ligjor të Rojës Kufitare Finlandeze, Sanna Palo.
Sipas të gjitha gjasave, gardhi nuk do të mbulojë të gjithë kufirin lindor, por do të përqendrohet në vendet që konsiderohen më të rëndësishmet”, shpjegoi ajo.
Në një skenar ku kufiri është i destabilizuar nga fluksi i refugjatëve, që ndodhi së fundmi midis Bjellorusisë dhe Polonisë, ligji i ri do të lejojë gjithashtu mbylljen e pikave kufitare dhe përqendrimin e azilkërkuesve në vende të veçanta.
Finlanda ka miratuar gjithashtu ndryshime në Aktin e saj të Kompetencave Emergjente për të siguruar që përkufizimi i “emergjencës” të marrë parasysh më mirë llojet e ndryshme të të ashtuquajturave kërcënime hibride. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe