LAJMI I FUNDIT:

Leeds nuk e ka ndërmend të luajë më për mbijetesë – gjashtë blerje dhe 100 milionë euro të shpenzuara deri më tani

Leeds nuk e ka ndërmend të luajë më për mbijetesë – gjashtë blerje dhe 100 milionë euro të shpenzuara deri më tani

Marcelo Bielsa është tashmë në historinë e Leeds United, ndërsa drejtori sportiv Victor Orta, po punon shumë këtë verë për të krijuar një skuadër të re në “Elland Road”.

Leeds mbijetoi në fund të sezonit të kaluar, dhe ata nuk duan ta gjejnë veten duke u hequr përsëri në valle të Ligës Premier këtë sezon, kështu që ata po veprojnë herët në tregun e transferimeve.


Pasi kanë shitur Kalvin Phillips në Manchester City, dhe pritet ta shesin edhe Raphinhan, ata tashmë i janë nisur punës.

Tani, në fillim të korrikut, ata janë në mesin e shpenzuesve të mëdhenj të Evropës këtë verë me mbi 100 milionë euro të shpenzuara, duke rivalizuar me Man City, Arsenal, Tottenham, Borussia Dortmund dhe Liverpool.

Jesse Marsch

Planifikimi për 2022/23 filloi në shkurt, kur u emërua Jesse March si trajner, dhe drejtori Orta kishte thënë se klubi ishte i impresionuar nga ideologjitë e tij të futbollit.

Kështu, këtë verë, ata kanë blerë lojtarë për t’u përshtatur në planet e tij si Tyler Adams, Brenden Aaronson dhe Rasmus Kristensen. Duket se ka një lidhje të vërtetë me Leeds dhe klubet e Red Bull.

Aaronson, nënshkrimi më i shtrenjtë i Leeds

Leeds shpenzoi 32.84 milionë euro për të nënshkruar me Aaronson nga RB Salzburg, duke kaluar Rodrigo Moreno si nënshkrimin e tyre më të shtrenjtë.

Amerikani është nën kontratë tani deri në vitin 2027, dhe ai pritet të bëhet një shtyllë e vërtetë e skuadrës në Elland Road.

Marc Roca, trashëgimtari i Phillips

‘Pirlo i Yorkshire’ është larguar dhe Marc Roca ka hyrë për të mbushur boshllëkun e mbetur. Ai është një i ri mbresëlënës dhe pritet shumë nga ai sezonin e ardhshëm dhe të parin në klubin anglez.

Një nga mbrojtësit e krahut më premtues në Evropë

Kristensen vjen si një nënshkrim vërtet emocionues, pasi është parë si një nga mbrojtësit e krahut më të mirë dhe premtues në Evropë në sezonet e fundit.

Ai vlerësohet për rolin e tij, si fizikisht ashtu edhe për aftësinë e tij teknike në top gjithashtu.

Adams, ‘xhelati’ i Atleticos

Adams shënoi golin që dërgoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve në sezonin 2019/20, dhe Marsch ka punuar me të më parë.

Ata e njohin njëri-tjetrin dhe trajneri amerikan është njeriu që mund të nxjerrë më të mirën nga Adams.

Goditja e fundit, nënshkruan Sinisterra – do ta zëvendësojë Raphinhan

Leeds sot ka zyrtarizuar ardhjen e kolumbianit Luis Fernando Sinisterra , i cili ka shkëlqyer me Feyenoord në kohën e fundit.

Ai luan më shpesh në të majtë të sulmit dhe thuhet se klubit anglez i ka kushtuar rreth 25 milionë euro.

Me shitjen e Phillips erdhi edhe një lojtar

Përveç gati 50 milionë eurove, Leeds mori edhe Darko Gyabi në këmbim të Phillips nga Manchester City.

Ai ka nënshkruar deri në vitin 2026 dhe tani mund të gjejë hapësirën që i nevojitet për të vazhduar me karrierën e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori