LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson jep dorëheqje nga pozita e liderit të partisë

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga lideri i partisë konservatore pasi një sërë ministrash të kabinetit i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë.

Në një deklaratë jashtë Downing Street, Johnson njoftoi se do të largohej nga posti i udhëheqësit të partisë, por tha se planifikonte të qëndronte si kryeministër derisa partia do të zgjedhë pasardhësin e tij.

Deklarata i jep fund një përplasjeje të jashtëzakonshme midis Johnsonit dhe ministrave të kabinetit, përfshirë kancelarin e tij të ri, Nadhim Zahawi, të cilët po i kërkonin atij të jepte dorëheqjen mes zemërimit për aferën Chris Pincher dhe skandale të tjera.


Megjithatë, deputetë të lartë konservatorë po kundërshtojnë idenë se Johnson duhet të lejohet të qëndrojë në detyrë për më gjatë dhe ata duan të shohin një udhëheqës të përkohshëm në vend, siç është Dominic Raab.

“Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, tha Johnson në fjalimin e tij të dorëheqjes.

“Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së liderit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dhe sot kam emëruar një kabinet për të shërbyer, siç do të bëjë vetë, derisa të zgjidhet një lider i ri”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut projektuar në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori