LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga sfilon përkrah Kim Kardashianit dhe Dua Lipës për markën Balenciaga

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga sfilon përkrah Kim Kardashianit dhe Dua Lipës për markën Balenciaga

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga është bërë futbollisti i parë që ka ecur në pasarelë për gjigantin e modës Balenciaga.

Dhe 19-vjeçari franceze ishte në një shoqëri mjaft të famshme në Javën e Modës në Paris.

Camavinga iu bashkua në pasarelë nga Kim Kardashian, Nicole Kidman, Naomi Campbell dhe Dua Lipa për të përmendur vetëm disa yje në mbarë botën.


Foto: Eduardo Camavinga/Balenciaga

Ai veshi atë që dukej të ishte një xhaketë e zezë dhe pantallona të kombinuar për të ecur në pasarelta e kryeqytetit francez.

Dedikuar ‘Haute Couture’, Balenciaga, një markë e njohur edhe mes futbollistëve, prezantoi koleksionin e 51-të të modës, shkruan The Sun.

Kim Kardashian kishte veshur një fustan të zi latex me doreza të integruara dhe këngëtarja Dua Lipa u shfaq me një fustan të verdhë pa rripa.

Foto: Eduardo Camavinga/Balenciaga

Ylli i filmit, Kidman kishte veshur një fustan metalik argjendi që dukej i mirëpritur nga të pranishmit, të cilët përfshinin Kris Jenner dhe vajzën e Kanye Ëest, North.

Camavinga ishte padyshim i kënaqur që ishte pjesë e eventit special, teksa ndau klipe të ndryshme në InstaStory.

Ai ndau gjithashtu një foto të një dhuratë që kishte marrë nga Balenciaga.

Foto: Dua Lipa/Balenciaga

Duke gjykuar nga profili i tij në Instagram, Camavinga është një fans i madh i skenës së modës.

Ai ndan rregullisht foto të tij me veshje të bukura dhe duke treguar sensin e tij të modës.

Gucci, Nike dhe padyshim Balenciaga duket se janë markat e tij të preferuara.

Foto: Kim Kardashian/Balenciaga

Camavinga është gjithashtu një adhurues i madh i videolojërave dhe ka ndarë një sërë klipe duke luajtur me vëllezërit e tij.

Adoleshenti iu bashkua Real Madridit nga Rennes për 27 milionë funte verën e kaluar.

I riu foli për ndihmën e familjes së tij që e ndihmuan atë për të ndërtuar karrierën e tij.

Foto: Nicole Kidman/Balenciaga

Prindërit e tij u detyruan të largoheshin nga Republika e Congos për shkak të luftës dhe Camavinga lindi në një kamp refugjatësh në Angola.

Ai u transferua në Francë në moshën dy vjeçare me dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, por familja e tij luftoi për t’u vendosur në një vend të ri.

Ata madje u detyruan të flinin pa strehë për një natë përpara se të ndihmoheshin nga shërbimet sociale dhe përfundimisht të vendoseshin në Brittany të Francës.

Foto: Getty

Dhe shtëpia e tyre familjare në Francë u shkatërrua në një zjarr në vitin 2013, të cilin Camavinga e vlerëson si motivimin e tij për t’u bërë një futbollist profesionist.

“Natyrisht që ikja nga lufta ka mundur të më ndihmojë, të më bëjë më të fortë. Por mbi të gjitha më ka ndihmuar shumë familja ime dhe kur luaj, luaj për ta. Më ka bërë më të fortë. Në momentin që e dija se do të bëhesha lojtar i Madridit, u ndjeva shumë i lumtur. Kam menduar për familjen time, për të gjitha problemet që kemi pasur dhe është një krenari e jashtëzakonshme të jesh me të gjithë”, ishte shprehur futbollisti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Kalo në kategori