Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit L.B, për vrasjen e të riut A.M në tetor të vitit të kaluar.
Lajmin për caktimin e kësaj mase ndaj të dyshuarit L.B, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjyqtarja e procedurës paraprake, Pranvera Ademi.
I dyshuari L.B, është arrestuar më 4 korrik 2022, pas 9 muajsh në arrati, pasi më 1 dhjetor 2021 është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Gjyqtarja Ademi konstatoi se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit L.B.
Ky vendim është marrë pasi gjykata vlerësoi se janë përmbushur kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit, duke u bazuar në ekzistimin e rrezikut të ikjes së të dyshuarit, në peshën e veprës penale, rrethanave në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale dhe sjelljen e mëparshme, që tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale.
Kështu, masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit, të parapara në nenin 173 të KPPK-së do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e të dyshuarit, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Ndryshe, më 30 tetor 2021, në Mitrovicë në rrugën “Artim Jashari”, L.B dyshohet së bashku edhe me të akuzuarin A.Z, me dashje kanë privuar nga jeta A.M, deri më tani për motive të panjohura.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ndaj të akuzuarit të dytë ka caktuar masën e paraburgimit më 4 nëntor 2021, pasi i njëjti ishte vetëdorëzuar në polici, ndërsa i dyshuari L.B ishte në arrati që nga ajo kohë e deri më 4 korrik 2022, kur është arrestuar nga policia.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 29 mars 2022 kundër të akuzuarit A.Z, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që përderisa tani i ndjeri A.M së bashku me dëshmitarin F.K ishin duke qëndruar në udhëkryqin e rrugës “Artim Jashari” dhe “Aziz Zhilivoda”, aty me veturë afrohen dy të pandehurit, dhe i pandehuri L.B i drejtohet atyre me fjalët “pse po na këqyrni”, ku pastaj F.K i përgjigjet “kërkush nuk po të këqyr po vazhdo rrugën”.
Gjithmonë sipas aktit akuzues, i pandehuri L.B prapë u drejtohet me fjalët “ju nuk guxoni me më këqyr se unë jam L.B dhe ja u q* robt”, atëherë të pandehurit L.B dhe A.Z dalin nga vetura dhe i pandehuri L.B me thikë e godet tani të ndjerin A.M në gjoks dhe atë në zonën e zemrës me depërtim në mushkërinë e majtë si dhe në parabarkushën e majtë të zemrës me thellësi të plagës afër 6-7 cm, po ashtu viktimës i shkakton plagë prerëse shpuese në shpatullën e majtë me thellësi afër 4-5 cm.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri A.Z kishte vazhduar ta godas tani të ndjerin A.M me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit ku pas reagimit të personave A.M, F.Q dhe E.B, dy të pandehurit futen në veturë dhe me shpejtësi vihen në arrati.
Aktakuza thotë se tani i ndjeri A.M meqë kishte gjakderdhje të madhe nga gjoksi, fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe për shkak të gjendjes së rëndë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku i njëjti nuk arrin t’i mbijetojë plagëve dhe vdes.
Me këtë, të njëjtit sipas prokurorisë thuhet se kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj