LAJMI I FUNDIT:

Pas dy viteve betejë ligjore, “sozisë” së Keanu Reeves i rikthehet profili në Facebook – flet braziliani

Pas dy viteve betejë ligjore, “sozisë” së Keanu Reeves i rikthehet profili në Facebook – flet braziliani

Shumë figura publike kanë sozitë e tyre, megjithatë disa prej tyre kanë ndonjë karakteristikë që na kujton ata, e tjerët duken pothuajse identik.

Një burrë nga Brazili ngjan aq shumë me aktorin holivudian Keanu Reeves, sa që së fundmi ka pasur probleme të mëdha, transmeton Telegrafi.

Marcos Jeeves duket pothuajse identik sikurse Reeves, e këtë e ka vërejtur kur ishte vetëm 17-vjeç. Edhe pse nuk i shkoi në mend të përfitojë në aspektin financiar me ngjashmërinë që e ka, ai humbi punën në një platformë të naftës.


Braziliani rrjetet e tij sociale, konkretisht Facebookun filloi ta përdor për promovim, e aty hasi në një numër të madh të adhuruesve që e ndihmuan të fitojë të holla.

Por kjo nuk zgjati shumë, pasi Facebook vendosi t’ia pezullojë llogarinë e tij, që Jeeves arriti ta rikthej pas dy viteve betejë ligjore.

Pasi ishte pezulluar, Marcos ka ngritur padi kundër Facebook, e tani gjykata në Rio de Janeiro mori vendim në favor të tij.

Me urdhër të gjykatës Facebook është urdhëruar që në një afat prej pesë ditësh të riaktivizojë llogarinë e tij, e Marcosit t’i paguaj 1 mijë dollarë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë në afatin e dhënë, Facebook duhet t’i paguaj Marcosit nga 50 dollarë në ditë.

“Kanë qenë dy vite luftë. Kur më identifikuan si sozi, Facebook largoi profilin tim për më pak se tre muaj. Ka pasur shumë profile të rrejshme që ia tepronin dhe kërkonin para nga fansat, e profilet e tyre kanë mbetur në këtë rrjet”, tha Jeeves pas verdiktit të gjykatës braziliane. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori