LAJMI I FUNDIT:

Djalit të presidentit kroat i përmirësohen notat – Ministria e Arsimit fillon hetimet

Djalit të presidentit kroat i përmirësohen notat – Ministria e Arsimit fillon hetimet

Sanja Musiq-Milanoviq, gruaja e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, dyshohet se i ka bërë presion drejtoreshës së shkollës së mesme klasike të Zagrebit, Zdravka Martiniq-Jerçiq, në mënyrë që djalit të saj të vogël t’i rriten notat gati një javë pas mbarimit të shkollës.

Notat e djalit të presidentit kroat janë ndryshuar pas afatit ligjor, gjegjësisht njëra prej tyre është rritur nga katër në pesë, ka konfirmuar një zëdhënës i Liceut Klasik.


Ai theksoi se mund të shihet lehtësisht në e-ditar ndërsa i njëjti bashkëbisedues nuk ka mundur të thotë nëse dhe kur ka ardhur në shkollë Sanja Musiq-Milanoviq, por ka konfirmuar se për këtë nxënës dhe notat e tij nuk është diskutuar në seancat e këshillit të arsimtarëve dhe nuk ka pasur kërkesa zyrtare për rishikim të notave.

Musiq-Milanoviq, në një letër drejtuar kryesisë së shkollës, të cilën Zyra e Presidentit ia ka përcjellë Jutarnji List, thekson se, sipas saj, ka shumë parregullsi në lidhje me punën e mësueses së matematikës.

“Dua të jem e qartë se nuk kam kërkuar asnjëherë verbalisht dhe as tani me shkrim që nota të rrumbullakoset në shkëlqyeshëm, po kërkoj vetëm shpjegim për të gjitha parregullsitë e konstatuara që po bëjnë që nxënësit të dështojnë në dy në aspekte – në dituri dhe notim”, shkruan në letrën që Musiq-Milanoviq i kishte dërguar shkollës me seli në Zagreb.

Ndërkohë, Ministria e Shkencës dhe Arsimit ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet dhe se kanë kërkuar një deklaratë nga shkolla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori