I veshur kuq-e-kaltër, “Spajdi” është pjesë e protestave kundër regjimit ushtarak të Sudanit dhe subjekt i një dokumentari të ditores The Guardian, transmeton Telegrafi.
Dhuna dhe arrestimet nuk do t’i pengojnë aktivistët e rinj të Sudanit të rezistojnë kundër ushtrisë që “vodhi revolucionin tonë”, thotë një burrë që përballet me gazin lotsjellës dhe me plumbat, i veshur në një kostum superheroi.
“Spajdermeni” (Njeriu merimangë) i Sudanit, emri i të cilit nuk mund të përmendet për shkak të sigurisë së tij, është bërë simbol i protestave që filluan në tetor të vitit të kaluar. Me kostum dhe me maskë, ai dhe demonstruesit përballen me bombola gazi lotsjellës, me topa uji dhe shpeshherë me plumba të vërtetë.
Gjatë protestave, shoku i tij i fëmijërisë u vra nga forcat e sigurisë që gjithashtu janë akuzuar për sulme seksuale ndaj grave dhe për ndjekje të aktivistëve.
“Spajdi” ishte në mesin e qindra-mijëra njerëzve, protestat e të cilëve në 2019 çuan në rënien e diktatorit Omar al-Bashir dhe në krijimin e një qeverie kalimtare e cila u rrëzua me grusht shteti ushtarak në tetor 2021.
“Partitë ushtarake dhe kundërrevolucionare e vodhën revolucionin e Sudanit. Ata janë si qeveria e mëparshme; nuk ka asnjë dallim mes tyre dhe Partisë së Kongresit Kombëtar [të Bashirit]”, tha ai. “Janë diktatorë dhe duan vetëm kontroll”.
“Spajdi” u filmua teksa merrte pjesë në protesta, si dhe në rolin e tij tjetër si shkencëtar autodidakt që ua mëson robotikën fëmijëve të vegjël.
Në një takim sekret të një komiteti rezistence, ai dhe aktivistët e tjerë folën për mënyrën se si ndiheshin të bashkuar me popullin sudanez në qëllimin e tyre për ta përmbysur ushtrinë, pavarësisht nga dhuna e përdorur kundër tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Si bëhej propozimi për fejesë, në Korçën tradicionale?
RUBAIRAT
Rishikimi i dekadave të fundit të Mikelanxhelos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri