Mesatarisht, 22.2% e qytetarëve të anketuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë pohuar që korrupsioni është më shumë i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas raportit të UNDP-së, kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta e vitit 2021 (23.4%), 2.8 pikë përqindje nga maji 2021 (25%), 5.8 pikë përqindje nga dhjetori 2020 (28%) dhe një rritje për 1.5 pikë përqindje krahasuar me prillin 2020 (20.7%).
Tutje bëhet e ditur se ky rezultat tregon një trend të qëndrueshëm pozitiv në perceptimin për korrupsionin në shkallë të gjerë krahasuar me vitet e mëparshme.
“Sektori i arsimit u perceptua si më pak i korruptuar me 12.1% që besojnë se ka korrupsion në shkallë të gjerë në shkolla dhe universitete, i ndjekur nga institucionet qendrore të Kosovës (13.9%), organizatat ndërkombëtare (14%) dhe Policia e Kosovës (14%)”, thuhet në raport.
Ndërsa, organizatat më të korruptuara perceptohen të jenë Dogana (36.2%), ndjekur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) (32.6%) dhe Gjykatat (27.9%).
Ndryshimet më të mëdha në perceptimet për korrupsionin në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet e mëposhtme: Policia e Kosovës (14% krahasuar me 20.5% në vjeshtën 2021), institucionet qendrore të Kosovës (13.9% krahasuar me 19.5% në vjeshtën 2021) dhe sektori i arsimit (12.1% krahasuar me 16.8% në vjeshtën 2021).
Ndërkaq, në raport thuhet po ashtu se tetë sektorë dhe organizata u perceptuan të jenë më pak të korruptuar sesa në vjeshtën 2021 dhe shtatë u perceptuan të jenë më të korruptuar se në vjeshtën 2021. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se perceptimi i meshkujve për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, ishte më i lartë se ai i femrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova