LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Gjithmonë në momente vendimtare për Maqedoninë, Mickoski mundohet t’i dëmtoj interesat shtetërore

Partia në pushtet, LSDM thotë se asesi nuk mund të arsyetohen veprimet e liderit të partisë opozitare OBRM-PDUKM që i bën si formë revolte dhe mos pranimi ndaj propozimit francez.

“Është fals dhe hipokrit shqetësimi i pretenduar i Hristian Mickoskit dhe partisë së tij për propozimin francez. Edhe pse gjatë procesit i’u ofrua, Mickoski refuzoi që OBRM-PDUKM të marrë pjesë në grupet punuese për kontestin me Bullgarinë”, thonë nga LSDM.

“Sa herë që shteti përfshihet në proceset kyçe për të ardhmen evropiane, Mickoski dhe OBRM-PDUKM qëndrojnë anash, përhapin lajme të rreme dhe i dëmtojnë pozitat dhe interesat e shtetit. Kështu është edhe tani që e kemi propozimin për fillimin e negociatave me BE-në, me të cilin kemi një formulim të pastër në gjuhën maqedonase, pa fusnota, kur çështjet historike nuk janë më pjesë e procesit të negociatave. Kur një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimi është duke u zhvilluar, Mickoski bën propozime të vonuara dhe organizon protesta të dhunshme. Edhe një herë dëshmon në veprime se për të nuk janë aspak të rëndësishme interesat e shtetit dhe të qytetarëve, por me vetëdije vepron për interesat e dikujt tjetër. Qytetarët e shohin dhe do ta vlerësojnë sjelljen e tillë të papërgjegjshme antishtetërore të Mickoskit”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e LSDM-së.


Kujtojmë se mbrëmë simpatizantë të OBRM-PDUKM-së dolën në protestë para objektit të qeverisë kundër propozimit francez, cili sipas tyre do ti asimiloj ata dalë ngadalë në bullgar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori