Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen pamjet ekskluzive të kapjes së një sasie të drogës, vlera e të cilës llogaritet të jetë mbi një milion euro.
Policia e Prokuroria e Ferizajt kanë arritur që brenda shtëpisë në Ferizaj të konfiskojnë 67 kilogramë narkotikë të llojit ‘Captagon’.
Kjo drogë është shumë e rrezikshme dhe hyn në familjen e heroinës.
Droga e sekuestruar ka qenë e gatshme për të dalë në treg, pasi ajo fillimisht ishte përpunuar në një shtëpi në fshatin Firajë të komunës së Shtërpcës e pastaj ishte paketuar në një shtëpi në fshatin Varosh të Ferizajt.
Grupi kishte arritur që drogën si lëndë të parë ta merrte në Iran e pastaj përmes Turqisë ta importonte në Kosovë, ku e kanë përpunuar dhe e kanë bërë gati për treg.
Dyshimet e para janë se droga me vlerë mbi 1 milion euro kishte destinacion shtetet e Perëndimit pasi që në Kosovë ishte hera e parë që ishte hasur kjo lloj droge.
9 persona nga rrethina e Ferizajt e po ashtu 6 shtetas turq që kishin arritur të bashkëpunonin për krijimin e një grupi që drogën e llojit “Captagon” ta përpunonin në Kosovë, kanë rënë në pranga në aksionin e titulluar “Gropa”.
Arrestimi i 15 personave më 23 maj të këtij viti erdhi pas një pune me masa të fshehta të vëzhgimit e hetimi që ishte nisur nga Policia e antidrogës nën urdhrat e Prokurorisë së Ferizajt në nëntorin e vitit 2021.
Grupi i përbërë nga personave nga Kosova e Turqia dyshohej se po sillnin ne vendin tonë lëndën e parë për prodhimin e llojit të drogës së quajtur “Captagon”, një drogë shumë e rrezikshme.
Në Kosovë grupi kishte arritur që të krijojë dy laboratorë, njërin në komunën e Shtërpcës e tjetrin në komunën e Ferizajt.
Procesi i përpunimit kishte filluar në një shtëpi në komunën e Shtërpcës e pastaj ishte finalizuar në një shtëpi në komunën e Ferizajt.
Ne vendin e ngjarjes përveç prokurorit të rastit kishte dalë edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari. Ai njoftohet nga hetuesi i antidrogës se çka është hasur në shtëpinë e parë në Varosh të Ferizajt.
“Pas hetimit disamujor kemi filluar edhe bastisjen ku kemi hasur 145 paketime të dyshuara të jetë e llojit heroinë apo Captagon që është drogë e rrezikshme, pastaj janë hasur edhe preparatet shtesë për prodhimin e drogës ndërsa jashtë janë mjetet tjera po ashtu që janë përdorur”, ka theksuar hetuesi i Policisë.
Në fillimin e aksionit Policia dhe Prokuroria hasin në llojin e drogës e cila nuk ishte hasur me parë në vendin tonë. Pasi kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar disa persona të dyshuar, njësiti i Policisë bën edhe testin e parë të drogës, e cila rezulton të jetë ‘Captagon”.
“Momentalisht operacioni është duke u zhvilluar janë duke u bastisur edhe 6 lokacione të tjera edhe një shtëpi ku ka qenë edhe pikënisja edhe atje janë gjetur dëshmi tjera si gaz maska dhe pajisje tjera për përpunimin e drogës, për njoftim deri me tani janë arrestuar 11 persona, një është në arrati”, theksoi hetuesi i Policisë.
Kryeprokurori Shukri Jashari ka treguar që sipas hetimeve rezulton se droga e ardhur ne Kosovë nga ky grup ishte marrë fillimisht si lëndë të parë në shtetin e Iranit e pastaj përmes Turqisë e kanë sjell në Republikën e Kosovës, ku fillimisht në një shtëpi në fshatin Firajë, komuna e Shtërpcës, e kanë filluar përpunimin e pastaj procesin e kanë përfunduar në një laborator të improvizuar, në një shtëpinë në Varosh, komuna e Ferizajt.
“Kjo shtëpia këtu është përdorur për ndarjen e narkotikut në qese nga 500 gramë, ndërsa është edhe një shtëpi tjetër që është përdorur si laborator, ne bazë të llogaritjeve të para bëhet fjalë për një vlerë mbi 1 milion euro. Në Kosovë është futur në mallra të tjera dhe ka ardhur këtu dhe është përpunuar në dy laboratorë, ka ardhur si lëndë e parë nga Irani në Turqi pastaj në Kosovë është përpunuar”, tha Jashari.
Në fshatin Firajë kishte ndërhyrë Policia.
Të dyshuarit aty kishin tentuar t’i fshihnin faktet nga të cilat do mund të dëshmohej së është përpunuar droga por reagimi i shpejtë ka arritur të gjejë prova të mjaftueshme se brenda asaj shtëpie ishte përpunuar droga.
“Gjendemi në fshatin Firajë komuna e Shtërpcës. Kjo shtëpi është përdorur si laborator për prodhimin e drogës, këto janë disa acide që janë përdorur për prodhimin, brenda shtëpisë ka gaz maska, vërehet edhe aroma e rendë kundërmuese, ende ndihet brenda shtëpisë”, theksoi hetuesi i Policisë.
Lënda e parë e përpunimit të drogës kishte mbetur edhe në disa pjesë të oborrit e të cilat do përdoren për prova kundër të dyshuarve në gjykatë.
Hetuesit tregojnë se substanca e dyshuar ishte futur në Kosovë e kamufluar si çaj.
“Kjo substancë narkotike ishte futur në Kosovë e kamufluar si çaj, është futur përmes doganës në mënyrë të rregullt kurse në disa thasë prej tyre ka qenë e kamufluar droga”, potencon hetuesi i Policisë.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka dërguar në paraburgim të gjithë 15 personat e arrestuar. Polica e prokurori po punojnë në përgatitjen e dosjes së grupit të përberë nga persona shqiptarë e turq dhe argumentimin para gjykatës se personat e përfshirë kanë punuar në përpunimin dhe shitjen e kësaj substance narkotike./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë