LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KE-së, Charles Michel nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Kryetari i KE-së, Charles Michel nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, nesër arrin në qytetin e Shkupit në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.

Këtë informacion e kanë konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, burime të larta diplomatike të BE-së.

Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.


Aktualisht propozimi i modifikuar francez ka përkrahjen e pozitës dhe disa partivë opozitare, e vetmja mbetet partia OBRM-PDUKM e cila që disa ditë radhazi proteston kundër këtij propozimi duke riktheksuar qëndrimin e tyre se për ta propozimi francez është i papranueshëm.