LAJMI I FUNDIT:

Një ditë para sulmit në qendrën tregtare në Kopenhagë, i dyshuari kishte ngarkuar disa video në YouTube

Një ditë para sulmit në qendrën tregtare në Kopenhagë, i dyshuari kishte ngarkuar disa video në YouTube

Një ditë para të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë, një 22-vjeçar që besohet të jetë i dyshuari i arrestuar nga policia daneze ngarkoi disa video në YouTube.

Dhe siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, tri nga këto këto video kishin të njëjtin titull “Nuk më intereson” dhe shfaqin atë duke drejtuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë drejt kokës së tij.


Sulmi në qendrën tregtare në Kopenhagë, i armatosuri ka vepruar i vetëm – ja si u përpoq të mashtronte njerëzit që t’i afroheshin
Lexo po ashtu Sulmi në qendrën tregtare në Kopenhagë, i armatosuri ka vepruar i vetëm – ja si u përpoq të mashtronte njerëzit që t’i afroheshin

Në përshkrimin e njërës prej videove, ai thuhet se “Quetiapine nuk funksionon” duke iu referuar një ilaçi antipsikotik të licencuar në Danimarkë për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin e madh.

Të hënën, Policia e Kopenhagës tha se një burrë i akuzuar për të shtëna – nga të cilat gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën disa të tjerë – u dërgua në një repart psikiatrik për 24 ditë nga gjykata e qytetit.

Siç thekson më tej Sky News, fotografitë e personit të armatosur në qendrën tregtare përputheshin me veshjet e të dyshuarit në YouTube, duke përfshirë një jelek dhe pantallona të shkurtra.

La tre të vdekur dhe disa të plagosur – momenti kur sulmuesi ‘shëtitet me një pushkë mbi supe’ nëpër qendrën tregtare në Kopenhagë
Lexo po ashtu La tre të vdekur dhe disa të plagosur – momenti kur sulmuesi ‘shëtitet me një pushkë mbi supe’ nëpër qendrën tregtare në Kopenhagë

Ai thuhet se nuk fliste gjatë videove, por pozon në pozicione të ndryshme duke drejtuar pushkën e gjuetisë në drejtim të kokës së tij, ndërsa demonstron duke tërhequr këmbëzën.

Këto video dhe kanali i të dyshuarit tani janë hequr nga YouTube për ato që platforma tha se ishin shkelje të udhëzimeve të saj të komunitetit.

Ndryshe, policia daneze thotë se nuk ka asnjë indikacion se të shtënat e së dielës kishin lidhje me terrorin dhe se ata besojnë se autori i armatosur ka shumë të ngjarë të ketë vepruar i vetëm dhe të ketë zgjedhur viktimat e tij rastësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori