LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa përkrah propozimin francez, poashtu kërkon korrigjime shtesë në kushtetutën e Maqedonisë

Lëvizja Besa përkrah propozimin francez, poashtu kërkon korrigjime shtesë në kushtetutën e Maqedonisë

Përmes një komunikate për mediat, Lëvizja Besa ka treguar se përkrahin propozimin francez, gjegjësisht çdo propozim që sipas tyre hap rrugën drejt BE-së.

“Jemi duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes Besa se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm pa alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Besa është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend”, thuhet në komunikatë.


Nga Lëvizja Besa japin edhe një ide që në kushtetutë të bëhen dhe disa ndryshime të tjera.

“Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe”. Edhe njëherë potencojmë se qeveria ska kapacitet, kredibilitet dhe as legjitimitet që të qeverise me vendin, prandaj ripërsëritim kërkesën tonë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori