Kryetari i Komunës së Gostivarit ka folur për Telegrafi Maqedoni në lidhje me punën, profesionin dhe për tema personale. Ai ka thënë se në jetë ka pasur disa raste me situata të rënda por ndarja nga babai dhe shoku i tij ka qenë një ndër më të rënda.
Taravari e ka cilësuar vitin e kaluar si vitin më të rëndë të jetës së tij pasi ka humbur të afërm dhe shokë. Prindi dhe miku Luran Ahmeti, kanë ndërruar jetë në vitin 2021 dhe sipas Taravarit kjo ka ndikuar që ta cilësojë vitin e kaluar si vitin më të rëndë në jetën e tij.
“Natyrisht 2021 ishte një periudhë shumë e rëndë për mua personalisht. Një herë filloi me sëmundjen e Covidit që e kalova unë personalisht shumë rëndë, pastaj u sëmurë një shok i imi shumë i afërt Luran Ahmeti – artisti, më kujtohet që natën që ka ndëruar jetë Lurani unë kam qenë në një emision dhe sot e kësaj dite e kthej atë emision për ta parë, ku vërrehet komplet dëshprimi në dukjen apo lëvizjet e mia në atë emision, e di se u ktheva në shtëpi atë natë i testova prindërit edhe ato rezultuan pozitiv. Ishte periudhë shumë e rëndë bashkë me ato për ta tejkaluar, fatkeqësisht pas një muaji e humba babain prej Covid-19. Periudhë kur ju ke ndihmuar shumë njerëzve në momente të caktuara si mjek dhe tash vjen një situatë kur duhet të sfidohesh vet, dhe normalisht shfrytëzojë rastin t’ju falenderohem kolegëve që në atë periudhë më kanë ndihmuar, sepse vendimet për pacientët tjerë i jep shumë lehtë por kur vjen tek njerëzit shumë të afërt e ke shumë rëndë, çdo herë të duhet një mendim i dytë, i tretë. Ajo periudhë për mu personalisht nëse e veçojë për këto 50 vjet të jetës sime mendoj se ishin sidomos 2021 definitivisht për mu ishte viti më i rëndë për jetën time” është shprehur Taravari për Telegrafi Maqedoni.
Taravari gjithashtu ka folur edhe për ikjen e rinisë, duke treguar edhe për masat e marra nga komuna për të parandaluar. Ai ka treguar edhe për risitë që i ofron komuna për mërgimtarët që kthehen në vendlindje për pushimet e verës.
Nënkryetar i Aleancës për shqiptarët, mjek, profesor dhe kryetar komune. Taravari tregon se si i menaxhon gjithë këto role në jetën e tij, duke shtuar se mundohet të jetë edhe familjar i përkushtuar.
Në lidhje me premtimin e vitit të 2017 për transportin publik në qytetin e Gostivarit, ai ka thënë se ky premtim nuk do të mund të realizohet për shkak të rrugëve të ngushta të qytetit dhe për këtë ka kërkuar aprovimin e qytetarëve në vitin 2021 në fushatën për zgjedhjet lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje