LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë kaosin e krijuar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

Pamje që tregojnë kaosin e krijuar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë kaosin e krijuar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.

Si rezultat i të shtënave, siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë vendosur përforcime policore rreth qendrës tregtare Field midis qendrës së qytetit dhe aeroportit.


Kështu, policia ka këshilluar njerëzit brenda qendrës tregtare të qëndrojnë të vendosur dhe të presin ndihmën e policisë.

Ndërkohë një zëdhënës i policisë konfirmoi se një person është arrestuar në lidhje me të shtënat, por tha se nuk mund të ndajnë detaje të mëtejshme.

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin ndërsa ‘një i armatosur me automatik’ hapi zjarr në qendrën tregtare në Kopenhagë
Lexo po ashtu Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin ndërsa ‘një i armatosur me automatik’ hapi zjarr në qendrën tregtare në Kopenhagë

Kryebashkiakja e Kopenhagës, Sophie H Andersen, shkroi në Twitter: ‘Raporte të tmerrshme për të shtëna në Fields. Nuk e dimë ende me siguri se sa të plagosur apo të vdekur, por është shumë serioze’.

https://twitter.com/TheBuzzerUK/status/1543642289146322944?s=20&t=qubFn0R3MGoOftGzYuwmLQ

Dëshmitarët okularë të cituar nga mediat daneze thanë se panë më shumë se 100 njerëz që nxituan drejt daljes së qendrës tregtare kur u dëgjuan të shtënat e para. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori