Bytyqi: Mbështes çdo propozim që mbron identitetin dhe gjuhën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mbështet çdo zgjidhje që përfaqëson vlerë nga propozimi francez.
“I ndjek me shumë vëmendje komentet dhe reagimet e gjithë opinionit në lidhje me zhvillimet aktuale të ngjarjeve që kanë të bëjnë me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka njoftuar në Facebook, Bytyqi.
“Unë personalisht e kam ndjerë se si është që dikush të mohojë identitetin, gjuhën dhe ekzistencën, dhe për këtë arsye e di qartë se sa shumë është kjo gjë kundër të gjitha vlerave për të cilat unë mbroj dhe punoj. Këto janë vija të kuqe që ne do t’i mbrojmë me sukses! Së bashku do të gjejmë një zgjidhje që do të sigurojë të ardhmen tonë të dëshiruar evropiane, por në të njëjtën kohë do të mbrojë dinjitetin e vendit dhe popullit tonë.Do të mbështes çdo vendim që respekton identitetin dhe gjuhën e shokëve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mi dhe për të cilin ata nuk do të kenë asnjë rezervë. Prandaj i ftoj aktivisht të përfshihen në procesin e konsultimit dhe të shprehin qartë qëndrimin e tyre! Ne duhet të ndërtojmë zgjidhje me solidaritet dhe ndjeshmëri të ndërsjellë – nuk ka rrugë tjetër! Do t’ia dalim!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bytqi.
Propozimi francez ka krijuar një amulli në politikën vendore, duke bërë që disa subjekte të bëjnë thirrje që i njejti të mos pranohet nga qeveria e Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trafikoi “nusen” në Itali për prostitucion, “vjehrra” nga Berati dënohet me 17 vite burgim
Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup
Akuzohet se ka falsifikuar botime të Kadaresë, caktohet masa e sigurisë për 60-vjeçaren në Tiranë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251