LAJMI I FUNDIT:

Luftime të ashpra në qytetin lindor që kontrollohet nga Ukraina

Luftime të ashpra në qytetin lindor që kontrollohet nga Ukraina

Ukraina thotë se forcat e saj po përballen me granatime intensive ruse në qytetin lindor të Lysychansk, por mohon pretendimet se janë të rrethuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ky është qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në Luhansk, pjesë e rajonit industrial të Donbasit. Rusia pushtoi qytetin e afërt të Severodonetsk muajin e kaluar.

“Ne mezi kemi kohë për të shuar zjarret e mëdha në Lysychansk”, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai.


Rusia gjithashtu ka gjuajtur më shumë raketa në qytete në veri dhe në jug.

Binarët hekurudhor dhe linjat elektrike në qytetin verior të Kharkivit u dëmtuan në një seri sulmesh. Nuk raportohet për viktima.

Qyteti jugor i Mykolaiv – në një rrugë kyçe për në qytetin port të Odesa-s – u trondit nga disa shpërthime.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj ajrore kishin shkatërruar pesë poste komanduese të Ukrainës dhe disa depo municionesh, por ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Shpërthimet erdhën një ditë pasi rusët vranë më shumë se 20 njerëz në një sulm me raketa në një bllok banesash pranë Odesës.

Rusia po përqendron ofensivën e saj tokësore në Donbas dhe guvernatori Haidai tha se zjarri i artilerisë po godiste Lysychansk nga disa drejtime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori