LAJMI I FUNDIT:

“Aman”, kënga më e re nga Uki dhe Krusita

“Aman”, kënga më e re nga Uki dhe Krusita
Foto: YouTube

Artistët shqiptarë, Uki dhe Krusita, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Aman” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari Latifi, kurse për producimin u përkujdes Brilantini dhe Çekiçi.


Foto: YouTube

Miksimi dhe masterizimi ndërkaq u realizua nga Johan Bejerholm.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i dyshes është realizuar pranë një bregdeti nga produksioni i njohur, XL Films.

Foto: YouTube

Kjo është hera e parë që të njëjtit kanë bashkuar forcat për një këngë dhe për pak kohë kanë mbledhur mijëra klikime.

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin YouTube. /Telegrafi/