LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona lanson këngën e re “Zari”, merr vëmendje me dukjen atraktive në klip

Diona Fona lanson këngën e re “Zari”, merr vëmendje me dukjen atraktive në klip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Artistja ka lansuar këngën me titullin “Zari” që e solli bashkë me një videoklip unik ku ajo duket në formë të mrekullueshme.


Kënga është ritmike dhe i përshtatet stinës veror e që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klip, Diona paraqitet në disa veshje të ndryshme me shumë stil dhe tejet atraktive ndërsa shumica e skenave janë xhiruar në bregdet.

Ndërsa, theksojmë që producent i këngës më të re nga Diona janë kompania SBS Entertainment.

Diona në përgatitje të këngës së re, publikon një fragment të saj
Lexo po ashtu Diona në përgatitje të këngës së re, publikon një fragment të saj

Diona ndërkohë mbetet e pëlqyer për stilin unik të muzikës dhe këngët e saj çdo herë prite mirë nga admiruesit e saj. /Telegrafi/