LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për vrasjen e të riut në Prizren kërkoi të negociojë pranimin e fajësisë, Prokuroria e refuzoi

I akuzuari për vrasjen e të riut në Prizren kërkoi të negociojë pranimin e fajësisë, Prokuroria e refuzoi

Prokurori i çështjes, Genc Nixha, ka refuzuar kërkesën e parashtruar për negocim të marrëveshjes së pranimit të fajësisë nga mbrojtësit e të akuzuarit Haxhi Selmanaj, avokatët Esat Gutaj dhe Sylë Hoxha.

Një refuzim të tillë, prokurori Nixha e bëri të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ndaj të akuzuarit Selmanaj për vrasjen e tani të ndjerit E.K.

“Nuk jam i interesuar si prokuror i çështjes që të hyjë në negocim për marrëveshje mbi pranimin e fajësisë”, tha prokurori Nixha,


Këtë vendim, ai tha se e ka marrë pas diskutimit edhe me palën e dëmtuar, Ferit Kryeziu dhe përfaqësuesin e autorizuar të tij, avokat Muhamet Shalaj.

Sipas tij, as i dëmtuari dhe avokati i tij nuk kanë  interes për të hyrë në marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Mirëpo, sipas mbrojtësit të të akuzuarit Selmanaj, avokatit Gutaj  nga prokurori Nixha nuk janë njoftuar lidhur me kërkesën e tyre të parashtruar për pranim të fajësisë edhe pse sipas tij, prokurori Nixha këtë e ka obligimraporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha ka ndërprerë seancën e së enjtes, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 26 gusht 2022.

Ndryshe, në seancën e kaluar mbrojtja e të akuzuarit Selamanaj kishin kërkuar shtyrjen e seancës meqenëse të njëjtit kishin parashtruar kërkesë për negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 15 korrik 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Zeqir Kryeziu, vëllai i të ndjerit.

Në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, ku kishte dalë dhe ishte nisur në drejtim të të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerrë thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës E.K.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.

Ndërsa, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me date, kohë dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror, mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori