Shqipëria është kthyer prej disa vitesh në një destinacion interesant për të huajt por edhe pse synimi është për një turizëm gjithëvjetor, kulmi vijon të mbetet vera.
Orientimi gjatë këtyre viteve ka qenë kryesisht tek turizmi masiv i organizuar ku agjenci të huaja operojnë me turoperatorë vendas përmes kontratave me garanci dhe sjelljes së charter-ve.
Fillimisht do të ishin çekët dhe polakët që do të nxisnin këtë turizëm të përqendruar në zonën e Golemit por më pas në bregdetin shqiptar do të vinin edhe nordikët.
Këta të fundit paguajnë më shtrenjtë për shërbimet, duke u cilësuar si një zhvendosje pozitive e tregjeve që po frekuentonin vendin tonë. Por, Shqipëria duket se ka potenciale për të zhvilluar edhe produkte të tjera të veçanta dhe të tërheqë turistë cilësorë dhe që paguajnë edhe më shumë duke e rritur kështu në total gamën që ofron vendi për ata që e vizitojnë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që bën një analizë të thelluar të sektorit të turizmit në përgjithësi ndalet edhe në dy pika interesante për produkte të reja që mund të sjellin përfitim domethënës.
Kështu një produkt i tillë turistik që duhet të krijohet dhe promovohet është ajo e “qiejve të errët- apo vëzhgimit të yjeve”. Ky është një turizëm interesant në disa vende në botë por që vlerësohet si potencial për t’u zhvilluar edhe në Shqipëri.
Këto zona për vëzhgimin e yjeve janë zakonisht në zona parqesh apo të mbrojtura nga ndriçimi në zonat urbane.
“Legjislacioni i Shqipërisë për zonat e mbrojtura është pothuajse plotësisht në përputhje me acquis të BE-së. por mbeten boshllëqe në miratimin dhe zbatimin e Direktivës së Habitateve dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me natyrën dhe biodiversitetin. Përafrimi i plotë me BE-në do t’i mundësojë qeverisë të vendosë përfshirjen e zonave të caktuara në Natura2000, por respektimi i rregulloreve duhet të monitorohet dhe zbatohet”, thuhet në raport.
“Një udhëzim për ndriçimin e jashtëm do të jetë i nevojshëm për të mbrojtur zonat me qiell të errët, dhe ndriçimi i përshtatshëm i jashtëm jo vetëm që zvogëlon ndotjen nga drita, por edhe rrit efikasitetin e energjisë. Zbatimi i këtij udhëzimi do të jetë veçanërisht jetik brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe përgjatë gjatësisë së Rivierës Shqiptare deri në kufi me Bashkinë Sarandë”, shton raporti.
I njëjti vlerëson se Shqipëria ka disa nga qiejt më të errët në Europë dhe ka potencial të madh për turizmin e kësaj natyre, por ky ende nuk është zhvilluar si produkt turistik.
“Përcaktimi dhe mbrojtja e një parku ose rezervati me qiell të errët, me rregulla dhe lehtësira të përshtatshme ndriçimi, do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme nga turistët e qiellit të errët dhe do të ishte një mjet me vlerë për marketingun. Shqipëria do të duhet të zbatojë një projekt pilot për të siguruar akomodim për të interesuarit si dhe mundësimin e teleskopëve dhe pajisjeve shoqëruese si dhe të trajnonte udhërrëfyes “të vëzhgimit të yjeve “dhe më pas pasi të ketë kapacitet lokal të dëshmuar të mund të aplikojë në Qiellin e Errët Ndërkombëtar” thuhet në raport.
Dokumenti nënvizon se zhytjet janë një tjetër produkt turistik që duhet të zhvillohen pasi potenciali është i lartë, por nuk ka shumë avancim në këtë drejtim. Këtu flitet për përgatitje të individëve që do të jetë pjesë e aktivitetit të zhytjes në ndihmë të turistëve. Po pak të zhvilluara janë sportet ujore, peshkimi rekreacional. Të gjitha këto përbëjnë një fraksion minimal në totalin e sektorit të turizmit, ndërkohë që mund të kthehen në kontribuues të rëndësishëm. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City