LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK: Mbani maskën në ambientet e mbyllura dhe vaksinohuni

Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK: Mbani maskën në ambientet e mbyllura dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), pas rritjes së rasteve me coronavirus ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

“Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka theksuar se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.


Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksinohen kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori