LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Do të mbështesim plotësisht popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të saj

Pendarovski: Do të mbështesim plotësisht popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të saj

Sot në Madrid zyrtarisht filloi Samiti i NATO-s, me pjesëmarrjen e presidentit Stevo Pendarovski dhe delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ceremoninë e mirëseardhjes, krerët e delegacioneve u përshëndetën nga nikoqiri, kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


Presidenti Pendarovski më herët ka deklaruar se ky samit është një mundësi unike për të gjithë aleatët që të tregojnë forcë dhe kohezion në raport me detyrat tona aktuale dhe të ardhshme.

“Ky samit është i veçantë dhe sipas një specifike tjetër. Asnjëherë në historinë e Aleancës që nga viti 1949 nuk është organizuar një samit në të njëjtën kohë kur lufta po zhvillohet në kontinentin evropian. Mund ta imagjinoni që lufta në Ukrainë, pra pushtimi rus i Ukrainës dikton axhendën e samitit, kështu që deri në fund të kësaj dite, ne duhet të miratojmë Konceptin e ri Strategjik, i cili u sinkronizua plotësisht dje nga të gjithë aleatët dhe natyrisht, duhet të miratojë Memorandumin e Mirëkuptimit të rënë dakord dje dhe të ftojë dy vendet e reja të anëtarësohen në Aleancë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të gjitha procedurat protokollare të jenë miratuar nga të gjithë aleatët.

Unë mendoj se kjo është koha e duhur për të treguar se ka solidaritet dhe kohezion të shtuar brenda Aleancës dhe se ne do të mbështesim plotësisht popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të saj dhe lirisë, në thelb duke luftuar për vlerat demokratike dhe lirinë për të gjithë n”, theksoi presidenti Pendarovski para fillimit zyrtar të samitit.

Presidenti Pendarovski sot dhe nesër do të marrë pjesë në tri mbledhjet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat mbahen në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori