LAJMI I FUNDIT:

Mes kritikave për dedikimet ndaj të dashurit, Fifi ngacmon me postimin e fundit teksa paralajmëron këngën e re

Mes kritikave për dedikimet ndaj të dashurit, Fifi ngacmon me postimin e fundit teksa paralajmëron këngën e re
Foto: Instagram

Artistja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, së fundmi mori kritika të shumta në lidhje me një postim që ka bërë për partnerin e saj, Adis Patushin.

“Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty” – ka qenë fjalia e thënë nga këngëtarja që mori reagime të shumta, e në masë të madhe negative për mënyrën se si e ka portretizuar femrën.

E në bazë të kësaj, ajo ka bërë sërish një postim ku thotë se pavarësisht këtyre po merret me projekte të reja muzikore.


Tuna (Foto: Instagram)

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time, unë po paralajmëroj që për nja pesë apo gjashtë ditë del një super djegie me erëza ‘tallavaje’”, tha 27-vjeçarja.

Fifi i drejtohet të dashurit: Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty
Lexo po ashtu Fifi i drejtohet të dashurit: Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty

“Në bashkëpunim me? Qëllojani me kë”, tha më tej ajo.

Komentet qenë po ashtu të shumta në hapësirën për komente, të fokusuar në atë që do të sjellë.

Realizimi i fundit mbetet “Melaqe” që gjithashtu është një duet me këngëtaren nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna. /Telegrafi/