LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Holanda vazhdojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Gjermania dhe Holanda vazhdojnë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Gjermania dhe Holanda do ta furnizojnë Ukrainën me gjashtë topa tjerë me rreze të mesme veprimi, kanë konfirmuar ministritë e Mbrojtjes të këtyre dy vendeve.

Duke folur në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe ajo e Holandës, Kajsa Ollongren, thanë se 12 howitzer tashmë janë dërguar në Ukrainë – ku këto dy vende do t’i dërgojnë edhe nga tre, transmeton Telegrafi.


“Po e tregojmë përkushtimin tonë për Ukrainën, dhe nuk duam që ta pësojnë nga agresioni rus”, tha Ollongren.

Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare
Lexo po ashtu Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare

Duke komentuar paralajmërimin e NATO-s se 300 mijë trupa do të jenë në gjendje gatishmërie në vitin 2023 si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, Lambrecht tha se Gjermania do të ofrojë një divizion, afro 15 mijë trupa nga kjo forcë, përfshirë 65 aeroplanë dhe 20 anije.

“Gjermania është e gatshme ta kryej obligimin e saj, NATO-ja duhet të jetë e fuqishme dhe kjo duhet të tregohet edhe me numrin e trupave”, shtoi ministrja gjermane e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori