LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë larg nga përfundimi i presidencës franceze të BE-së, asgjë e re për Maqedoninë e Veriut

Dy ditë larg nga përfundimi i presidencës franceze të BE-së, asgjë e re për Maqedoninë e Veriut

Asgjë e re nga Franca, madje as nga Bashkimi Evropian, dy ditë para përfundimit të presidencës franceze të Unionit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se nga konferenca e tij për shtyp të enjten në Bruksel deri më sot nuk ka asgjë të re për çështjen e Propozimi francez, por konfirmon se mes Maqedonisë dhe Bullgarisë po zhvillohen bisedime në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Procesi me Bullgarinë po udhëhiqet nga MPJ dhe presim të kemi një nivelizim të përbashkët të ideve, dhe në momentin që e kemi një propozim të dakorduar nga të dy palët, atëherë i njejti do të institucionalizohet dhe do të bëhet publik, por momentalisht nuk ka asgjë të re”, tha Kovaçevski.


Derisa vështrimi i Shkupit është kthyer nga Parisi, nga Brukseli drejtpërsëdrejti në Kuvendin e Maqedonisë, mbërriti retorika tashmë e njohur si “keqardhje për veton”, por me shpresën se diçka mund të ndryshojë edhe këto ditë.

Irena Joveva, eurodeputetja nga Sllovenia me origjinë nga Maqedonia, ka dërguar optimizmin se së shpejti do të ketë një marrëveshje, por që kërkon vullnet politik.

“Ne e dimë se zgjidhja e çështjeve të mëdha kërkon vullnet të madh politik. Dy vendeve ju duhet të kenë vullnet politik për ti tejkaluar problematikat dhe të gjejnë të përbashkëtat e tyre”, u shpreh Joveva.

Disa prej tyre dhanë edhe një mesazh të qartë se çështjet e identitetit nuk kanë vend në negociata.

“Fillimi i negociatave është mënyra më e mirë. Por e kuptoj që ka vija të kuqe, sepse një shtet, një komb, nuk mund t’i vendosë çështjet e identitetit, gjuhës dhe historisë në preambulën e Kushtetutës”, tha eurodeputeti Shider.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në emër të Qeverisë së Maqedonisë iu drejtua deputetëve me mesazh për Unionin se tani është e rëndësishme të ruhet dhe të përmbushet zotimi për t’iu bashkuar Ballkanit Perëndimor dhe kjo të bëhet pa vonesë.

“Tani është më e rëndësishme të konfirmojmë vlerat evropiane dhe të vlerësojmë atë që kemi bërë dhe shtetet anëtare të përfundojnë maratonën prej 18 hapash për fillimin e negociatave”, tha Mariçiq.

Eurodeputetët theksuan se Maqedonia vazhdon të mbetet një pikë prioritare e BE-së pasi investimet e shumta në shtet nga Unioni, tregojnë se Maqedonia ka treguar përparim në reformat e sygjeruara nga BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori