LAJMI I FUNDIT:

Rama flet sërish për kontratën me “Sunny Hill”: Nuk e kemi dhënë tokën për 99 vjet

Rama flet sërish për kontratën me “Sunny Hill”: Nuk e kemi dhënë tokën për 99 vjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kthyer sërish çështjes së festivalit “Sunny Hill”.

Ai ditën e djeshme (e hënë) ka qenë i ftuar në emisionin “Kallxo Përnime”, në një përballje me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Rama e ka sqaruar se me sa vite të drejtë shfrytëzimi kishte negociuar me “The Sunny Hill” SH.P.K për tokën në Bërnicë të Poshtme.


Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti deklaroi se sipas draft-kontratës, festivali do ta shfrytëzonte pronën prej 17 hektarësh deri në 99 vjet, dhe jo gjithsesi për kaq vite.

Rama: “Sunny Hill” i takon Kosovës, kam besimin e plotë se nga viti tjetër do të rikthehet në shtëpinë e vetë
Lexo po ashtu Rama: “Sunny Hill” i takon Kosovës, kam besimin e plotë se nga viti tjetër do të rikthehet në shtëpinë e vetë

Pasi sipas tij, pas 25 vitesh vendoset nëse do t’i zgjatet festivalit edhe 25 vite të tjera, për të cilën ka theksuar se janë disa kushte.

“Draft-kontrata thotë aty që “Sunny Hill” raporton çdo 6 muaj në Kuvend, çdo vit duhet me ndodhë festivali i nivelit të Dua Lipës, nëse tri vite me radhë nuk ndodh atëherë toka i kthehet Komunës. Pika tjetër thotë se në vitin 25, nëse çdo gjë është mirë, i konvenon dy palëve prapë Komuna mundet me vendos që t’ia kthej tokën vetes nëse mendon që nuk po përdoret për të mirën e kryeqytetit apo ka një plan program për investime tjera, duke i dhënë pesë vite festivalit që të gjejë një vend tjetër. Pra teknikisht 30 vite. Në 25 vite vendos, që jemi në rregull, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe është kryer puna”, tha kryetari.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tej deklaroi se e ka ulur nga 22 hektarë në 17 hektarë që t’i jepen “The Sunny Hill ” SH.P.K.

“Atë 99 nuk e kam sjell unë, e kam gjetur. Kam bërë më të mirë më të mirën për kryeqytetin”, tha ai. “Unë nuk e shoh si problematike çështjen e 60-ditëshit të kalendarit, është e mjaftueshme”.

“Sunny Hill” javë më parë u anulua në Prishtinë dhe u zhvendos në Tiranë, teksa ditë më vonë u bë e ditur se do të mbahet në të dy vendet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori