LAJMI I FUNDIT:

Ish-rojtari i kampit nazist dënohet me pesë vjet burg në moshën 101-vjeçare

Ish-rojtari i kampit nazist dënohet me pesë vjet burg në moshën 101-vjeçare

Një ish-rojtar i kampit të përqendrimit, 101 vjeç, është dënuar me pesë vjet burg për “bashkëpunim” në mijëra vrasje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri, që iu referuan në gjykatë si Josef S, ishte personi më i vjetër që u akuzua për krime të epokës naziste.

Ai u dënua me pesë vjet burg të martën për bashkëpunim në vrasjen e 3,518 të burgosurve në kampin Sachsenhausen, në veri të Berlinit, midis vitit 1942 dhe 1945.


Ai u dënua nga një gjykatë gjermane në shtetin verilindor të Bradenburgut.

Burri, i cili tani jeton në shtetin e Brandenburgut, ishte deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë gjyqit. Të njëjtin deklarim e bëri të hënën, pak përpara vendimit të së martës.

“Nuk e di pse jam këtu”, tha ai sërish në mbyllje të procedurës. Derisa ishte marrë në pyetje i pandehuri më parë pati thënë se nuk ka bërë “absolutisht asgjë”. Ai mohoi të kishte njohuri për krimet e mëdha që ndodhën në Sachsenhausen, duke thënë se ai kishte qenë një punëtor ferme në kohën në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori