LAJMI I FUNDIT:

Iraniani në GJKKO në akuzë për terrorizëm, SPAK dyshon se “spiunoi” muxhahedinët

Iraniani në GJKKO në akuzë për terrorizëm, SPAK dyshon se “spiunoi” muxhahedinët

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë seancën e parë gjyqësore në ngarkim të një 45-vjeçari nga Irani, i dyshuar nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për përfshirje në planifikimin e akteve terroriste kundër muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri.

Bijan Pooldrag, i arrestuar në tetor të vitit 2020 ishte shoqëruar në gjykatë, por mungesa e një përkthyesi gjuhësor, prania e të cilit është e detyruar kur të pandehurit janë të huaj, pengoi vijimin e gjyqit.

Në Gjykatën e Posaçme, Pooldrag është i pandehur për pesë vepra penale, mes të cilave “organizatë terroriste” dhe “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.


Sipas SPAK, 45-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve, por pas disa vitesh qëndrimi ka dalë nga ky grupim, duke u vendosur në një shtëpi me qira në zonën e 5 majit në kryeqytet.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ka ngritur dyshime se në vitin 2018 Pooldrag ka krijuar kontakte me dy agjentë të shërbimit sekret të Iranit dhe se iu ka përcjellë atyre informacion, fotografi dhe vendndodhje të kampit ASHRAF3 në zonën e Manzës.

Kontaktin me ta e ka kryer përmes aplikacionit telegram, por duke përdorur aparatin telefonik të një vajze në Tiranë, pa dijeninë e saj.

Njëkohësisht, po sipas SPAK, ai ka marrë prej tyre udhëzime për kryerje të mundshme aktesh terroriste ndaj personave të rëndësishëm të kampit ASHRAF 3, akte për të cilët duhet të siguronte një armë zjarri, si edhe duhet të paguante një grupim kriminal për ta kryer.

Seanca e radhës për Pooldrag në Gjykatën e Posaçme është në 7 korrik./a2news.com

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori