LAJMI I FUNDIT:

AmCham ngre shqetësimin për korrupsionin me tenderat në Shqipëri, propozon ligj anti-korrupsion dhe anti-rryshfet

AmCham ngre shqetësimin për korrupsionin me tenderat në Shqipëri, propozon ligj anti-korrupsion dhe anti-rryshfet

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka kërkuar sot të bëhet kujdes me prokurimet publike.

Sipas Kreut të AmCham, Enio Jaço, ka pasur raste korruptive dhe shkelje të dukshme në fushën e prokurimeve.

“Propozojmë miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion në Parlament dhe të Paketës “anti-rryshfet”, sipas përcaktimeve të OSBE. Për standardet e prokurimeve, duhet të jemi konservatorë, që të ketë sa më pak raste përjashtimore. Duhet të përfshihet shoqëria civile për të monitoruar situatën me prokurimet”, tha Jaço gjatë fjalës së tij në konferencën e përvitshme me gazetarët të Amcham-it.


Sipas tij “lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE për prokurimet por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”, tha Enio Jaço. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori