LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 284 raste të reja me coronavirus, 18 pacientë po marrin trajtim

Shqipëri, 284 raste të reja me coronavirus, 18 pacientë po marrin trajtim

Bilanci i coronavirusit në vend vijon të jetë në shifra të larta, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 284 raste pozitive.

Nga 827 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 170 qytetarë në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamzë, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qytetarë në Vorë, Lushnjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (26 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 88
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 827

Testime totale 1,844,195
Raste pozitive 279,077
Raste të shëruara 273,740
Raste Aktive 1,840
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,333
Fier 144
Vlorë 105
Durrës 66
Gjirokastër 46
Lezhë 37
Shkodër 34
Elbasan 25
Berat 20
Korçë 19
Dibër 8
Kukës 3

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori