LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Kurtit për kryetarët e komunave: Mbrojtja e parasë publike, parim kyç – me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike

Mesazhi i Kurtit për kryetarët e komunave: Mbrojtja e parasë publike, parim kyç – me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mbrojtja e parasë publike është parim kyç me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike, e kjo arrihet vetëm nëpërmjet menaxhimit të mirëfilltë të financave publike.

Këto komente Kurti i bëri në sesionin e dytë të takimit me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe investimet.


Ai theksoi se si Qeveri e Republikës, që nga fillimi i mandatit, kemi punuar në ndërtimin e mekanizmave që ndikojnë në avansimin e sistemit të buxhetimit e shpenzimit, e deri tek vendosja e kontrolleve të brendshme për të siguruar mirëmenaxhim e llogaridhënie.

“Në këtë drejtim, kemi punuar në koncept-dokumentin për menaxhimin e financave publike, që shënon hapin e parë në drejtim të avansimit të legjislacionit i cili ndërlidhet me forcimin e sistemit aktual të financave publike dhe adresimin e mangësive në arkitekturën aktuale administrative”, tha ai, njofton Kryeministria.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë për mbështetjen e nivelit komunal me qëllim të rritjes se mirëqenies së qytetarëve, kryeministri tha se si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32 për qind.

Kurti takoi kryetarët dhe nënkryetarët e komunave: Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti
Lexo po ashtu Kurti takoi kryetarët dhe nënkryetarët e komunave: Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti

“Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, rritjen e numrit të personelit shëndetësor në shëndetësinë primare prej 299 profesionistëve, dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ”, tha kryeministri Kurti.

Ai rikujtoi nënshkrimin me shumë komuna të nismës Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, përmes së cilës synohet përmirësimi i performancës ekonomike, nxitja e inovacioneve për të krijuar sektorë të rinj të biznesit, për t’i bërë komunat tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës sonë e të brezave që do të vijnë pas nesh.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, foli për ridizajnimin e kornizës  ligjore për financat publike që ka për qëllim që të sigurohet menaxhim më i mirë dhe më i përgjegjshëm i parasë publike. Po ashtu, kemi në plan që në nivel kombëtar të trajtojmë çështjet problematike, siç janë ato për furnizimin me ujin e pijes, ambientin, por edhe edukimin e hershëm të fëmijëve.

Kryetarët dhe nënkryetarët e komunave gjatë diskutimit folën për problemet në komunat e tyre dhe nevojën për bashkërendim më të intensifikuar me ministritë e linjës. Si probleme kryesore që kërkojnë zgjidhje me prioritet për të rritur investimet brenda vendit dhe ato të huaja, ata theksuan përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe për ujitje të tokave bujqësore, nevojën për trajtimin e ujërave të zeza dhe të përpunimit të mbeturinave, mungesën e inspektorëve komunalë e të tjera.

Kryeministri Kurti u kërkoi udhëheqësve komunalë që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe të bashkërendohen më shumë me mërgimtarët nga komunat e tyre për rritjen e investimeve në vendlindje.

Takimi punues me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës është organizuar nga zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi. Në sesionin e parë të takimit u diskutua për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, me theks te zbatimi i të drejtave të komuniteteve pakicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori