LAJMI I FUNDIT:

​Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

​Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është caktuar Paneli i Gjykatës së Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Gjithashtu është vendosur që konferenca para apelit të mbahet më 5 korrik.

Kjo datë është caktuar nga krye-gjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit.

Ndërsa seanca do të jetë publike ku në bazë të rregullores së procedurës dhe provave, çdo personi të paraburgosur në pritje të apelit, i jepet mundësia të ngrejë çështje lidhur me apelin, përfshirë këtu edhe për gjendjen mendore dhe fizike të personit.


“Më 22 qershor, Kryegjykatësja në panelin e Gjykatës së Apelit, Mishel Pikar, në pajtim me rregullën 178 të Rregullores, caktoi datën 5 korrik 2022, në orën 14:00 për konferencën para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati e Haradinaj kishin paraqitur njoftimet e tyre për apel kundër aktgjykimit të shqiptuar më 18 maj 2022.

Lidhur me këtë, dje përmes konferencës së rregullt që Dhomat e Specializuara e organizojnë një herë në javë përmes platformës “Zoom”, një zëdhënës dha informacionet e përditësuara.

“Të akuzuarit kërkojnë kapërcim të verdiktit të fajësisë së tyre ose ulje të dënimit në qoftë se verdiktet e fajësisë mbeten në fuqi. Në aktgjykim, trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit fajtorë për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes të paraqitur në aktakuzë”, tha Michael Doyle.

Më 18 maj të këtij viti, trupi gjykues dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e OVL-UÇK janë arrestuar më 23 shtator të vitit 2020. Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa këtë ngjarje atëherë krerët e organizatës e kishin bërë të ditur përmes konferencave për shtyp.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori