Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar doza të vaksinës pediatrike kundër COVID-19, dhe se sot apo të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.
Latifi edhe sot u shpreh i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në vendi, ndërsa paralajmëroi fushatë të re të vaksinimit antiCOVID.
“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve dhe ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë… Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”, u shpreh ai.
Ai po ashtu ka treguar edhe për përvojën e tij si pacient, pasi para disa javësh kreu një operim në QKUK.
Latifi tha se trajtimi ka qenë i mrekullueshëm, derisa theksoi se barna për trajtim nuk ka blerë gjatë shërbimit në QKUK.
“Nuk është e vërtetë që operacion më ka bërë vetëm doktor Enveri, mua më kanë operuar katër kirurgë të tjerë që kanë qenë ekip të udhëhequr nga doktor, Enveri, por ajo përvojë ime ishte mrekullueshme përkundër faktit që unë jam vonuar… Përvoja ime prej momentit kur kam hyrë në emergjencë si çdo pacient tjetër nga momenti i ekzaminimit e deri kur e kam marr një skanim, kam dalë nga salla e operacionit gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë… Nuk kam blerë ilaçe në spital, por kam blerë ilaçe ambulatore që është dashur t’i marr”, tha Latifi. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje