LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate

Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka reaguar në lidhje me miratimin e mundshëm të propozimit francez (rezolutës) në Parlamentin bullgar, pasi i njëjti mbrëmë kaloi në Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ku sipas Osmanit u vendosën ndryshime pikërisht pikat më delikate të cilat nuk ishin definuar nga propozimi francez, marrë parasysh ndjeshmërinë.

“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë që vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë. Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, ka shkruar Osmani, raporton Tv21, përcjell Telegrafi.

Osmani thotë se presidenca franceze me BE-në ka qenë e kujdesshme pasi pikërisht këto pika të ndjeshme për të dy palët janë vendosur në kllapa si të padefinuara.


“Presidenca franceze u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit duke u kujdesur për ndjeshmërinë e të dy palëve dhe prandaj çështjet të cilat nuk ishin të pranueshme për ne i vendosi si propozime të padefinuara (në kllapa), për të potencuar se ata çështje nuk janë të zgjidhura. Nga këtu, ne mundet vetëm t’i falënderohemi presidencës franceze, por u deshtë ta refuzojmë propozimin e tyre në këtë formë, pikërisht për shkak të pjesëve në të, për të cilat pala bullgare pa asnjë argument nuk dëshmoi mirëkuptim”, shkruan tutje Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori