LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Trustin e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e deputetit Haxhiu

Projektligji për Trustin e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e deputetit Haxhiu

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Trustin ka shkaktuar përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Përplasje ka pasur edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe iniciuesit të Projektligjit, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Haxhiu tha se ka shpresuar për një qasje më pragmatike të pozitës në Kuvend lidhur me këtë çështje, ndërsa theksoi se e drejta për nisma ligjore u garantohet me ligj.


“Mos ju bë presion deputetëve tu, le të votojnë të lirë me bindjen e tyre”, tha ai.

Madje, Haxhiu ironizoi duke thënë se nëse Kurti vazhdon të qëndrojë në zyrë, atëherë do të ketë nevojë për fizioterapi për të cilën tha se do të jetë i gatshëm ta trajtojë.

“Nëse vazhdon me qëndru në zyre ke me pas nevojë për fizioterapi… Jam i gatshëm pa pare me të trajtua sa herë ke nevojë…”, tha më tej Haxhiu.

E pas këtyre deklaratave, replikoi kryeministri Albin Kurti. Ai tha se çështja e financave shtetërore, e të ardhmes në ekonomi ka dimension të fuqishëm profesionale dhe duhet të konsultohen paraprakisht profesionistët e ekonomisë.

“Jam shumë i interesuar ta di kë ke konsultuar se nuk je i fushës. Unë do të vijë në seancë edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj kur e merrni nismën e Projektligjit për masazh…. Ama për Projektligjin për trust nuk ka kurrfarë kuptimi kjo punë…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori