LAJMI I FUNDIT:

Tahiri, Kurtit: Ne ju mbështetëm për marrëveshjen e energjisë, si ka mundësi që s’e votuat rezolutën për siguri

Tahiri, Kurtit: Ne ju mbështetëm për marrëveshjen e energjisë, si ka mundësi që s’e votuat rezolutën për siguri

Rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit nuk ka gjetur përkrahje nga deputetët e pozitës në seancën e sotme Kuvendit.

E ndaj kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti tha se “s’i ka mundësi që deputetët tuaj nuk e votuan këtë rezolutë, kur ne ju mbështetëm për marrëveshjen me Serbinë”.

Para deputetëve, Tahiri deklaroi se AAK-ja i ka dhënë përkrahje Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen që nënshkroi një ditë më parë me Serbinë në Bruksel për energjinë, edhe pse siç tha, Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë të njëjtën marrëveshje e pati quajtur legalizim të Serbisë në Kosovë.


Nuk kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë
Lexo po ashtu Nuk kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë

“Qeveria dje nënshkroi një marrëveshje për energjinë me Serbinë, e cila bazën e ka në vitin 2013 dhe 2015, për të cilën ne si AAK kemi prezantuar një analizë të 9 pikave dhe i kemi japur mbështetje. Udhërrëfyesi nëse zbatohet plotësisht e ndryshon për mirë situatën në vend, por nëse jo, do ta përkeqësojë atë”.

“Atëherë kryeministër, si është e mundur që grupi yt parlamentar të mos reflektojë për një rezolutë të tillë, ndërsa ne po e mbështetim qeverinë tuaj përkundër faktit se ju më 10 shtator 2015, kësaj marrëveshje i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë. Nuk jeni në gjendje me pa pak përtej kur është agjenda kombëtare në fushën e sigurisë”, deklaroi ai.

Ramush Haradinaj e përkrah marrëveshjen me Serbinë për energjinë
Lexo po ashtu Ramush Haradinaj e përkrah marrëveshjen me Serbinë për energjinë

Shefi i deputetëve të AAK-së tutje kërkoi nga Qeveria që të reflektojë për katër çështje; Ligjin e Pagave për sektorin publik, akcizën në derivatet e naftës, votimin e Trustit dhe situatën ekonomike.

“Ka 1 vit e gjysmë që po e shtyni Ligjin e Pagave për sektorin publik. Kemi kërkuar po ashtu si opozitë që të reflektoni në produktet bazë, nëse nuk e largoni akcizën të paktën ta zbrisni. E treta, është Trusti”.

“Informatat që i kemi është që komunikimi juaj me deputetë është ‘ja me ne, ja me ata’. Ta votojmë në lexim të parë Trustin e pastaj në ulemi e të bisedojmë për lexim të dytë. Dhe e katërta, presim nga ju të reflektoni mbi situatën e rëndë në ekonomi”, përfundoi Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori