Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha tha sot se “Shqipëria po renditet sërish në anën e kundërt të historisë”.
I pranishëm në tryezën “Të Rikthejmë Shqipërinë në Rrugën Europiane”, Berisha u shpreh se gjatë viteve të qeverisjes së Kryeministrit Edi Ramës u shpërbënë standardet e arritura.
“Në mënyrë të përsëritur, mendoja se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, ky proces është një proces me fuqi të madhe shtytëse. Por, çfarë qëndrimi mbajtëm ne shqiptarët ndaj këtij procesi? Mbajtëm një qëndrim shumë të mefshtë. Nëse u referohemi debateve në shoqërinë tonë dhe opinioneve, ato janë larg atij niveli që duhet të ishin, në përputhje me rëndësinë jetike të këtij procesi”, ka thënë kreu i PD-së.
“Në këto 8 vite, jo vetëm që nuk u rrit ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e këtij procesi, për zhvillimet në vend që bllokonin këtë proces, por më shumë u propagandua nga qeveria një Europë që ka problemet e veta të mëdha dhe që ato probleme i pasqyron tek ne”, tha Berisha.
Duke folur edhe për bojkotin e mundshëm ndaj Samitit të BE nga Rama, Berisha ka thënë se “kjo që po ndodh këto ditë është përsëritje e asaj që ndodhi në vitin 1944, në kuptim të rreshtimit.”
“Në ato vite, ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë dhe tani po rreshtohemi prapë në anën e kundërt të historisë. Ballkani i hapur, që u themelua në Novi Sad nga Vuçiç, u shpall se kjo është “Jugosllavia e vjetër + Shqipëri”. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një aventurier dhe vasal (Edi Rama) deklaroi dje se refuzon ftesën e Brukselit. Ky vendim u mor përpara në Beograd dhe u shpall nga padroni i tij (Vuçiç). Kurrë ndonjëherë nuk e kemi pasur fatin tonë larg duarve tona sesa sot”, shtoi Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova