Udhëheqësit evropianë duhet të shmangin gabimin e negocimit për përfundimin e luftës në Ukrainë me Vladimir Putinin, sepse “ai nuk është një burrë shteti, por një bandit”.
Ky është paralajmërimi i ashpër i Mikhail Khodorkovsky, biznesmeni i mërguar që dikur konsiderohej njeriu më i pasur në Rusi dhe sot është një kritik kryesor i presidentit të vendit, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Siç kujton mediumi në fjalë, që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, disa liderë, veçanërisht presidenti Emmanuel Macron i Francës, janë angazhuar në telefonata me Putinin në një përpjekje për të ndryshuar mendjen e tij – pa dobi.
Gjithashtu edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kanë zhvilluar të gjithë telefonata të pasuksesshme me homologun e tyre rus.
Kancelari austriak Karl Nehammer madje udhëtoi në Moskë për t’u takuar personalisht me Putinin.
Dhe kjo fushatë diplomatike është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas Volodymr Zelensky, si dhe nga Polonia dhe shtetet baltike, të cilët i konsiderojnë thirrjet një formë “qetësimi me një kriminel lufte të dyshuar”.
Në këtë drejtim, në një intervistë me Euronews, Mikhail Khodorkovsky dha një vlerësim të ngjashëm për këtë çështje.
“Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të nga ajo që ai e percepton si një pozicion të dobët. Dhe ky është një gabim dramatik sepse ai nuk është një burrë shteti si ata, është veçse një bandit”, citohet të ketë thënë Khodorkovsky, përcjell Telegrafi.
“Dhe çfarë bën një bandit në këtë lloj situate kur e konsideron veten të fortë dhe kur shtyhet të bëjë një hap drejt tyre? Ai përpiqet ‘të përfundojë punën me viktimën e tij’”.
Ai ka vënë theksin edhe në tavolinën tepër të gjatë që presidenti rus përdor për të mirëpritur shumicën e liderëve të huaj që është bërë simboli i përsosur i dëshirës së tij të patundur për të mbajtur distancë të rreptë sociale dhe për të parandaluar një infeksion COVID-19.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë spekuluar më parë për ndikimin e këtij izolimi ekstrem në mendësinë e presidentit.
“… Ky [pushtim] është një përzierje e pragmatizmit – një dëshirë për t’u bërë më popullor me elektoratin – dhe njëfarë frike paranojake për atë që po ndodh në vendin fqinj [Ukrainë]”, tha ish-oligarku.
Dikur një manjat energjetik me lidhje të ngushta me Kremlinin, Khodorkovsky u burgos për akuza në lidhje me mashtrimin dhe pastrimin e parave, një proces gjyqësor që u dënua gjerësisht si i motivuar politikisht.
Pas lirimit të tij në vitin 2013, ai shkoi në mërgim në Zvicër dhe nisi iniciativën civile “Open Russia”.
Ndërsa i pyetur se si do të përfundojë lufta, biznesmeni citoi parashikimin e bërë nga Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.
“Unë u befasova nga zoti Borrell, ai është një burokrat evropian dhe nuk prisja ndonjë fjalë të ashpër prej tij, por ai tha disa fjalë shumë korrekte: kjo çështje nuk do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve, por në fushën e betejës”, ka thënë Khodorkovsky.
“Natyrisht, ne do të kemi negociata në fund të kësaj lufte, por para së gjithash ky konflikt do të zgjidhet në fushën e betejës dhe nuk ka alternativë për këtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025