LAJMI I FUNDIT:

“Përgatitje për luftë” kërkon nga ushtarët e vendit të tij edhe një tjetër gjeneral britanik

“Përgatitje për luftë” kërkon nga ushtarët e vendit të tij edhe një tjetër gjeneral britanik

Ish-drejtori i Forcave Speciale ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të “përgatitet për luftë” si një “masë parandaluese” kundër Rusisë.

Gjenerali Sir Adrian Bradshaw i bëri komentet pasi gjenerali Sir Patrick Sanders, kreu i ri i ushtrisë, u tha ushtarëve britanikë se ata janë një brez që duhet të përgatitet “për të luftuar edhe një herë në Evropë” ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon.


Duke folur për programin Today të BBC Radio 4, Sir Adrian tha: “Po, ai ka absolutisht të drejtë. Çështja është se, duke u përgatitur për luftën siç duhet, duke ndërtuar një parandalim vërtet të fortë, ne do të ndalojmë luftën”.

“E dini, (Vladimir) Putini na ka treguar se është i përgatitur të marrë rrezikun e përfshirjes në luftë të hapur në Evropë. Ai po e bën këtë në Ukrainë, me pasoja të tmerrshme, të tmerrshme”.

“Ajo që duhet të sigurojmë absolutisht është që ai të mos shohë një rrugë, një mundësi për të nisur diçka kundër NATO-s në avantazhin e tij”.

Trupat britanike duhet 'të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë', paralajmëron shefi i ushtrisë
Lexo po ashtu Trupat britanike duhet 'të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë', paralajmëron shefi i ushtrisë

“Ne nuk duhet t’ia japim atij atë mundësi, dhe ajo që po thotë gjenerali Saunders është diçka që është thënë nga komandantët ushtarakë për një mijë vjet – nëse doni paqe, përgatituni për luftë”.

Një deklaratë e tij vjen një ditë pasi kreu i ushtrisë britanike u ka thënë trupave të tij se duhet “të përgatiten për të luftuar edhe një herë në Evropë” në një përpjekje për të mposhtur forcat e Vladimir Putinit.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Gjenerali Sir Patrick Sanders, i cili mori detyrën nga gjenerali Sir Mark Carleton Smith pak ditë më parë, paralajmëroi ushtarët për sfidat me të cilat u përballën në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

“Tani ekziston një imperativ për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”, citohet të ketë thënë Sir Patrick.

Komentet e përfaqësuesve britanikë vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori