LAJMI I FUNDIT:

Fëmija im papritmas nuk do të hajë atë që e adhuronte: Çfarë mund të bëni për t’u kthyer në normalitet

Fëmija im papritmas nuk do të hajë atë që e adhuronte: Çfarë mund të bëni për t’u kthyer në normalitet

Mos u shqetësoni dhe mos u dëshpëroni, ky është një rast shumë i zakonshëm në fazën e zhvillimit të një fëmije dhe është krejtësisht normale

Agata Ashindu, eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, zbuloi disa nga arsyet e mundshme për këtë situatë dhe këshilloi prindërit se si të merren me të.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët bëhen më të pavarur, ecin, mësojnë të flasin dhe zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë, ndaj duan të sillen në përputhje me këto rrethana, transmeton Telegrafi.


Ndonjëherë nuk do të duan as të hapin gojën, do të largohen nga tavolina, do të protestojnë, do të hedhin ushqimet që hanin dikur.

Fëmijët mësojnë çfarë u pëlqen dhe çfarë jo

Gjatë kësaj periudhe, ata fillojnë të vërejnë modele në dietën e tyre, mësojnë se disa ushqime janë më të ëmbla ose ndoshta më të shijshme se ato të gjelbrat dhe të hidhurat.

Është e mundur që fëmijët që kanë pasur shpesh mundësi të hanë ëmbëlsira dhe ushqime të përpunuara, të fillojnë të refuzojnë ushqimet më pak të ëmbla.

Kjo është faza në të cilën fëmijët mësojnë çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen të hanë. Është e mundur që disa tekstura të ushqimit të mos i përshtaten fëmijës, dhe jo vetëm shija.

Të ngrënit është një aktivitet mjaft i prekshëm dhe një fëmije mund të mos i pëlqejë ushqimi krokant ose i butë, ushqimi që përtypet për një kohë të gjatë ose diçka tjetër.

Jini të qëndrueshëm në ofrimin e ushqimit

Kjo fazë është krejtësisht normale dhe e pritshme, mbase edhe kalimtare, por ju mund tʹia bëni më të lehtë fëmijës tuaj, duke vazhduar t’i ofroni ushqime të reja për t’i provuar, pa shumë bujë.

Jini këmbëngulës dhe udhëhiqeni nga fakti se ajo që fëmijët mësojnë për ushqimin në këtë fazë është çelësi i qëndrimit të tyre ndaj ushqimit në të ardhmen.

Furnizoni shtëpinë me ushqime të pasura me vlera ushqyese që dëshironi të hajë fëmija juaj dhe mos ofroni më shumë opsione sepse nëse fëmija ka mundësi të zgjedhë do ta përdorë atë.

Ekspozoni fëmijët tuaj ndaj një shumëllojshmërie ushqimesh dhe erëzash në baza ditore, madje edhe ato që ju personalisht nuk i preferoni sepse ndoshta këto ushqime do t’i pëlqejnë fëmijës suaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!

Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!

Dua bebe
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel

Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel

Manikyr dhe pedikyr
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Kalo në kategori