LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit “luftojnë me flakët” në Spanjë ndërsa disa fshatra janë evakuuar për shkak të valës së të nxehtit

Zjarrfikësit “luftojnë me flakët” në Spanjë ndërsa disa fshatra janë evakuuar për shkak të valës së të nxehtit

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret në të gjithë Spanjën, ndërsa vendi po përballet me fillimin e verës më të nxehtë në dekada.

Veç kësaj, pjesë të Evropës Perëndimore kanë përjetuar nxehtësi ekstreme nën një valë ajri të nxehtë që është zhvendosur në veri nga Afrika, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Temperaturat si në Spanjë ashtu edhe në Francë kanë thyer rekorde, duke ushtruar presion mbi spitalet dhe rrjetet e energjisë elektrike.

Si pasojë tjetër, nxehtësia e madhe e kombinuar me kushtet e erës ka shkaktuar zjarre në disa zona, me Zamora, pranë kufirit veriperëndimor me Portugalinë, ndër më të goditurat.

Pothuajse 20,000 hektarë tokë ishin djegur në vargmalin malor Sierra de la Culebra dhe zjarri ishte ‘ende aktiv’, thuhet në një postim në Twitter nga qeveria rajonale e Castile dhe Leon, ku ndodhet Zamora.

Të shtunën pasdite, ajo tha se 11 fshatra ishin evakuuar dhe rreth 500 zjarrfikës po luftonin për të shuar zjarrin e tmerrshëm.

Në Katalonjë, zjarrfikësit që po përpiqeshin të vinin nën kontroll një zjarr në Baldomar thanë se prisnin që e shtuna të ishte ‘e ndërlikuar’ nga ‘temperaturat shumë të larta dhe një erë e fortë jugore’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori